Top News - India niset për në Hënë... / Mision historik, do të arrijë në Polin Jugor

preview_player
Показать описание
India nisi misionin e saj të tretë drejt Hënës, në një tentativë për t’u bërë vendi i parë që arrin pranë polit jugor të Hënës, që nuk është eksploruar shumë.
Anija Chandrayaan-3 nisi udhëtimin rreth orës 14:35, sipas orës lokale nga qendra hapësinore Sriharikota. Ajo do të arrijë në Hënë më 23 dhe 24 gusht, thanë zyrtarët e agjencisë hapësinore.
Nëse do të ketë sukses, India do të jetë vetëm vendi i katërt që do të arrijë të zbresë në mënyrë të kontrolluar në Hënë, pas SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës. Si iniciativë e tretë në programin e eksplorimit hënor të Indisë, Chandrayaan-3 pritet të vazhdojnë sukseset e misioneve të mëparshme në Hënë.
Ky mision vjen 13 vjet pas misionit të parë të Indisë në Hënë në vitin 2008, që kreu “kërkimin e parë dhe më të detajuar të ujit në sipërfaqen hënore dhe zbuloi se Hëna ka një atmosferë gjatë ditës”, tha Mylsëamy Annadurai, drejtori i projektit të Chandrayaan-1. Chandrayaan-2 u nis në korrik të vitit 2019, por ishte vetëm pjesërisht i suksesshëm. Pjesë të tij vazhdojnë të qarkullojnë dhe studiojnë Hënën edhe sot. Megjithatë, anija nuk arriti ta kontrollonte uljen në Hënë dhe u rrëzua gjatë zbarkimit për shkak të “një defekti të minutës së fundit në sistemin e frenimit”. Chandrayaan-3, që peshon 3.900 kilogramë dhe kushton 6.1 miliardë rupi (të barasvlershme me 75 milionë dollarë) ka “të njëjtat synime” si misioni paraprak: të sigurojë një ulje të kontrolluar në sipërfaqen e Hënës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Misioni#India
Рекомендации по теме