Top News - Kina kërcënon hapur Kosovën/ Pse e akuzon për shkeljen e sovranitetit territorial

preview_player
Показать описание
Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Serbi thotë se politikanët e Kosovës kanë mbështetur hapur forcat separatiste gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëkryetari i “Sindikatës Ndërparlamentare për Politikën Kineze”, Avdullah Hoti, ka udhëhequr grupin ndërpartiak të Kuvendit të Kosovës, për të vizituar Tajvanin nga 11 deri më 16 mars.

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Beograd thotë se politikanët e Kosovës kanë mbështetur hapur forcat separatiste gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit.

Pala kineze paralajmëron fuqishëm politikanët përkatës në Prishtinë që të ndalojnë menjëherë manovrat e tyre politike për çështjen e Tajvanit, të ndalojnë dërgimin e sinjaleve të gabuara për forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvani
“Ky veprim cenon rëndë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës, gjë që pala kineze e kundërshton me vendosmëri. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez dhe çështja e Tajvanit është thjesht një çështje e brendshme e Kinës dhe asnjë forcë e jashtme nuk mund të ndërhyjë në të” – thotë ambasada.

Shtohet se parimi i një Kine është një normë bazë e njohur e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një konsensus universal i komunitetit ndërkombëtar.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kina#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ata që masakrojnë dhe torturojnë ujgurët.

Serendip
Автор

Ta provoj I her Kina me Kosoven dhe e shef si del

Burbery
Автор

NA I MARRSHIN TKEQEN ATA ME KAN TMIR SJAN ANTI NJERZOR SI SHKITBE RUST😮

hagjihalilaj
Автор

As nuk jem ka kem probleme pa e bo edhe njo pa pik nevoje 😅

relaxmusic
Автор

Ooo për sa koh ju e konsideroni kosovën pjes të serbisë, atëherë kërkojini llogari serbis për ndërhyrje në ceshtje të brendshmë.

thetruthwithlove
Автор

O mos u rrokni me kosov se kosova shkrum ju ban veq per 3 or ha ha ha

dibranelezi