Top Channel/ Trump niset drejt Nju Jork, gati për gjyqin historik: Gjueti shtrigash

preview_player
Показать описание
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur nga shtëpia e tij në Florida drejt Nju Jorkut, ku do t’i lexohen akuzat penale.
Republikani 76-vjeçar, njëherësh presidenti i parë në historinë amerikane që ngarkohet penalisht, do të akuzohet zyrtarisht të martën për pagesën që ia ka bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Dhjetra njerëz, shumë duke valëvitur banderola pro-Trump dhe flamuj amerikanë, u rreshtuan në rrugë ndërsa autokolona e Trump shkonte nga rezidenca e tij në Florida drejt aeroportit.
“Gjueti shtrigash, ndërsa vendi ynë i bukur po shkon në djall”, tha Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, duke iu referuar gjykatës në Manhatan që hapi çështjen kundër tij.
Policia në Nju Jork është përgatitur në nivelin më të lartë për arritjen e Trumpit.
Agjentët e Shërbimit Sekret janë angazhuar jashtë Kullës Trump – ku do të qëndrojë sonte ai – dhe jashtë gjykatës, ku do të paraqitet në pasditen e së martës.
Kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams, ka paralajmëruar që secili person që proteston dhunshëm, do të “arrestohet dhe do ta mbahet përgjegjës, pavarësisht kush jeni”.
Në kuadër të paraqitjes së tij në gjykatë, Trump do t’iu nënshtrohet procedurave të rregullta ndaj një të pandehuri, që përfshin fotografimin dhe dhënien e shenjave të gishtërinjve.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Trump#TopChannelNews
Рекомендации по теме