Top News/ Britania niset për luftë me Putinin: 16 mijë trupa e 600 mjete të blinduara drejt Polonisë

preview_player
Показать описание
Trupat britanike janë nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen e madhe të NATO-s në të cilën simulohet një pushtim rus në luftën e tretë botërore. ‘The Desert Rats’, minjtë e shkretëtirës, që e fituan këtë nofkë duke sfiduar nazistët në afrikën e veriut, po marrin pjesë në stërvitjen masive me 90 mijë trupa të natos. Thuajse 600 mjete të blinduara dhe armë të artilerisë së lehtë u ngarkuan në tragete në portin ushtarak Marchvood afër southampton si pjesë e stërvitjes Seadfast Defender. Stërvitja pesë mujore e natos është më e madhja në evropë që nga fundi i luftës së ftohtë dhe synon përgatitjen e trupave të aleancës për luftë me rusinë. Demonstrimi i forcës pason deklaratat bombastike të donald trump se ai do të inkurajojë moskën të sulmojë aleatët e natos që nuk paguajnë sa duhet për mbrojtjen kolektive. Janë rreth 1500 trupa nga brigada e 7 e mekanizuar, të njohur ndryshe si Desert Rats, që janë nisur në udhëtim drejt polonisë për tu përgatitur për skenarin e një lufte të madhe. Komandantët thonë se stërvitja është konceptuar si simulim i një periudhe tensionesh të larta para shpërthimit të një lufte. Në total 16 mijë trupa britanike do të marrin pjesë në Steadfast Defender, stërvitje ku do të përfshihen edhe avionët luftarakë të forcave ajrore mbretërore dhe luftanijet e nëndetëset e marinës mbretërore.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Tanket#Britania
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Juve ja u thone gjith planin e luftes ta jepni ne

hankesuci
Автор

😂😂😂😂😂😂 me keto do beje lufte Anglia me Rusine bei mutin.

armandbabi
Автор

Ok speaker, Jo retssss po raaats 😂😂😂 hahahahah you need to do some training 😅

illyrianhylli