Top News - Konfirmohet aktakuza për Veselin, niset drejt Hagës

preview_player
Показать описание
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën kundër kreut të Partisë Demokratike në Kosovës, Kadri Veseli.

Lajmin e konfirmoi vetë Veseli përmes një deklarate për opinion ku po ashtu njoftoi se se ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Ai tha se do të udhëtojë këtë mëngjes drejt Hagës.

” Unë i jam përgjigjur këtij akti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjes për në Hagë me përfaqësues të Tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para trupit gjykues për t’iu përgjigjur akuzave të bëra dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes“, ka thënë Veseli.

Ai ka shprehur besim në objekitivitetin dhe paanshmërinë e gjykatësve. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njoftoi se ka vendosur që të tërhiqet nga të gjtitha aktivitetet publike e politike për sa kohë të zgjasë ky proces.

Më 24 prill, Prokuroria e Specializuar në Hagë kishte paraqitur një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave “të tjerë”, emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë.

Në aktakuzë thuhej se ata ngarkohen me “disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”. Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për gati 100 vrasje.

Pas konfirmimit të aktakuzës, i dyshuari merr statusin e të akuzuarit dhe aktakuza i dorëzohet personalisht të akuzuarit. Paraqitja e parë e të akuzuarit në gjykatë mbahet brenda 7 ditësh, pas dorëzimit të aktakuzës.

Veseli ka qenë njëra ndër figurat kyçe të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Konfirmimi i aktakuzës ndaj Veselit, pason arrestimin një ditë më parë të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi. Të mërkurën, ndërkohë Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën edhe kundër shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#KadriVeseli#Hage#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Duhet me i rrase krejt me rend ne quze per krim ekonomik e jo per shkak te luftes.
Kjo eshte duke ma perkujtuar procesin e Nürnbergut

ibishmulaku
Автор

Krejt qent me ren ne Burg po i shoh. Sa mir

demirileotrim
Автор

Elhamdulila veq denim duhet me pas per hajnat

qazimmaqi
Автор

Kshyrja gishtat qysh i bon shej i fort. 🙈

demirileotrim