Top News - Ekzekutimi që kushtoi 30 mijë euro/ I riu u pagua për të vrarë ish-deputetin Ujka?!

preview_player
Показать описание
Që në minutat e para të krimit, Policia ishte thuajse e bindur se vrasja e ish-deputetit dhe ish-kreut të komunës së Velipojës ishte kryer nga vrasës të paguar. E gjitha skena e krimit, e cila u ndërtua në pak kohë nga ekspertët e krimit kishte të detajuar momentin e krimit, mënyrën e ekzekutimit, vendin, por edhe personat që ishin me të dhe sa mund të reagonin ata.
Sipas Policisë, dyshohet se shtetasi Kristjan Kelmendi, që është ndaluar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes mendohet se kohët e fundit ka patur një konflikt me viktimën për një borxh.
Sipas burimeve policore, Pashko Ujka, i ka shitur para pak vitesh një shtëpi. Ajo banesë në kohë kur jetonin familjarët e ish-deputetit është përfshirë nga një zjarr dhe aty ka humbur jetën një prej familjarëve dhe në këtë mënyrë ish-deputeti ka vendosur që ta shesë.
Blerësi është shtetasi Kristjan Kelmendi, i cili ka patur për ti dhënë një shumë prej 30 mijë eurosh ish-deputetit për ky i fundit, në atë kohë i ka thënë nuk i dua ato para duke qenë se aty ka humbur jetën një familjar. Pas kësaj historie, kohët e fundit viktima për shkak të problemeve ku dyshohet se është futur me borxhe të pashlyera ka telefonuar 20-vjeçarin i cili ndodhej në Itali duke i kërkuar që ti japë shumën prej 30 mijë eurosh. 20-vjeçari ka kundërshtuar duke thënë se është një bisedë e mbyllur mes tyre, por sipas dyshimeve ish-deputeti i ka thënë se nëse nuk i kthen paratë në pak kohë do ti nxjerrë familjen jashtë nga shtëpia që i kishte shitur.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Policia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Une nje gje skuptoj ne momentin qe u shit shtepia jan bere te tera veprimet dhe ka ka luar ne emrin e pronarit te ri, tani si mund ti nxirte nga shtepi ish pronari?

tequila____
Автор

Nqs ai ja ka dhene banesen falas para 20 viteve, dhe mbas 20 viteve i la nderruenje dhe i kerkon leket, atehr perse duhet vrare ky njeri?

alfertcola
Автор

Po nese e ke dhan qa kerkon para 👎 po ai ska dasht e vra ka dasht ta qoj n gjyq

sbk
Автор

Sipas kronologjis së ngjarjes nuk kan dashur ta vrasin, por plagosin.

elvisshahu