Top News - Detaje të reja nga ekzekutimi në Fier/Digjet automjeti, gjendet kallashnikov e pistoletë

preview_player
Показать описание
Kanë dalë detaje të reje nga atentari i mbrëmjes së tw shtunws që tronditi qytetin e Fierit ku si pasojë e breshërive të plumbave humbi jetën biznesmeni 57-vjeçar, Demir Backa.
Pas ngjarjes autorët e paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin automjetin tip “Benz” në një kanal në afërsi të fshatit Daullas dhe më pas dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës.
Policia brenda automjetit të shkrumbuar ka gjetur në cilësinë e provës materiale një kallashnikov dhe pistoletë të cilat dyshohet se u përkasin autorëve të krimit ndërsa grupi I kriminalistikës I ka dërguar për ekzaminim.
Ndërkohë sipas infomracioneve, mësohet se automjeti është djegur plotësisht duke ia bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë gjurme për identifikimin e autorëve ku e vetmja shpresë për zbardhjen e ngjarjes janë kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes por edhe përgjatë rrugës ku u gjend automjeti.
5 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentat ku 3 prej tyre kanë qëlluar në drejtim të 57-vjeçarit Demir Backa kurse dy te tjerë kanë ndihmuar autorët për tu larguar sa më shpejt nga vendi I ngjarjes.
Deri me tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit të paktën 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, ndërsa pistë e hetimet janë përfshirë edhe po monitorohen konfliktete që mund të ketë pasur viktima.
Demir Backa ka qënë në makinën e tij tip “Audi” të parkuar në krah të rrugës në momentin kur 57-vjecari është qëlluar me breshëri plumbash në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së”. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e ngjarjes kurse Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe 2 grupe të FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë krehur zonën për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Fier#Detaje#TopChannel
Рекомендации по теме