Top News - Ekzekutimi në Rrëshen / Autorët ‘profesionistë’, gjurmët shkrumbohen me makinën

preview_player
Показать описание
Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e vrasjes së 59-vjeçarit Martin Bardhi në Rrëshen dhe plagosjen e tre personave të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë në spital, do ta ketë të vështirë që të sigurojë gjurmë që të çojnë drejt autorëve.
Automjeti që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje është gjetur i shkrumbuar nga flakët në fshatin Gëziq, pak kilometra larg qytetit të Rrëshenit.
Siç shihet nga këto pamje, flakët kanë djegur çdo gjurmë të mundshme që mund të kenë lënë autorët pas. Dyshohet se ata kanë qenë tre vetë dhe të maskuar. Nga dëshmitë e mbledhura deri më tani, rezulton se ndaj Martin Bardhit dhe tre personave të tjerë që ishin ulur me të në kafë është qëlluar nga makina në ecje e sipër.
Kjo ka zgjeruar perimetrin e skenës së krimit, ku gjurmët e gëzhojave dhe shpërndarja e plumbave është e shtrirë për disa metra.
Ndërkohë, RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe grupet e gatshme kanë vendosur postblloqe nëpër rrugën e kombit dhe rrugët e tjera hyrëse dhe dalëse të Mirditës.
Kontrolle po ushtrohen në disa zona, ndërsa janë marrë dëshmitë e dhjetra personave, me shpresën që do të çojnë në zbardhjen e atentatit mafioz.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Ekzekutimi#Rrëshen
Рекомендации по теме