Top News-Ekzekutimi i mafiozit grek, Skaftouros/Po hetohen dhe konfliktet me shqiptarët në burg

preview_player
Показать описание
Kanë kaluar tre ditë nga vrasja e bosit grek të mafias Giannis Skaftouros në Greqi dhe grupi hetimor ende nuk i ka fokusuar tek ndonjë i dyshuar pasi provat e gjetura në vendngjarje kanë qenë të paktë.
Bazuar në hetimet e deritanishme, grupi hetimor supozon se ekzekutimi mund të jetë urdhëruar nga burgu, aty ku Skaftouros ka qenë më parë, dhe se porosia është bërë nga persona që kanë patur konfikte me bosin grek, në kohën kur ky i fundit ka qenë në qeli.
Sipas hetuesve, vrasja është kryer nga profesionistë të paguar, të cilët janë ekspertë të grabitjeve të makinave, motorëve dhe kanë akses në armë “të pastra” të papërdorura më parë në ngjarje kriminale.
Autorët e ekzekutimit, mendohet se janë po të njëjtit persona që morën pjesë në atentatin ndaj Giannis në Skourtë, disa kohë më parë, ku ai arriti të shpëtonte pa u lënduar.
Për këtë arsye, po hetohen lëvizjet e 5 viteve të fundit të bosit grek, duke filluar nga konfliktetet deri tek prishja e miqësive dhe sherret brenda në qeli me shqiptarët.
Policia greke shprehet se ekzekutorët u fiksuan nga kamerat e sigurisë duke u larguar nga vendi I ngjarjes, ndërsa efektivët gjetën një motocikletë të braktisur disa km larg zonës ku u regjistrua ngjarja, në kryqëzimin e Hasisë me Stefanin.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ekzekutim#Greqi#TopChannel
Рекомендации по теме