Top News - Ekzekutimi për një gërvishtje makine/Si u futën në kurth 2 të arrestuarit për ngjarjen

preview_player
Показать описание
Policia e Peqinit ka vënë në pranga dy shtetas, mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me autorët e vrasjes së 32 vjeçarit, Albi Bashaliu, ngjarje e ndodhur të hënën e kësaj jave.
Referuar burimeve zyrtare, policia e Peqinit ka arrestuar, 41 vjeçarin, Veiz Bashaliu, familjar i viktimës dhe Mikel Xhaja, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, atje, ku edhe ndodhi atentati ndaj Bashaliut.
Këta dy persona kanë kryer veprime për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë në punën hetimore për të zbardhur detajet e ngjarjes si dhe motivin.
Ekzekutimi, ndodhi mëngjesin e 27 dhjetorit, në afërsi të fshatit Gjoçaj. Autorët, pasi kanë djegur mjetin e tyre në vendngjarje, janë larguar me makinën e Bashaliut. Automjeti i viktimës, tip “Volksvagen” u gjet i djegur nga policia në aksin rrugor Gosë-Vibashtovë të Rrogozhinës.
Dyshohet se krimi ka si motiv të parë hakmarrjen. Kjo pasi vëllai i Albi Bashaliut, ka vrarë, në po të njëjtin fshat ku u ekzekutua 32 vjeçari, Ylber Xhahysën. Molla e sherrit u bë një gërvishtje makine e ndodhur 5 vite më pare dhe që deri më tani ka marrë jetën e dy personave. Saga e vrasjeve për këtë ngjarje nuk dihet kur mund të ketë një fund.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ekzekutimi#Policia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Vriten per nje gervishtje makine,
Dhe pastaj thone jam krenar qe jam shqiptar,

theprotectorofthetruth
Автор

zoti mos na sprovoft inshallah me kqija larg keqes turp osht turp madhe

fazlifisteki