Top News - 24 orët e flakëve nëpër Shqipëri /Ku paraqitet situata më e vështirë në vend!

preview_player
Показать описание
6 vatra zjarri vijijojnë të jenë aktive në të gjithë vendin. Bilanci u bë me dije nga ministria e mbrojtjes, ku u rapotua bilanci i 24 orëve të fundit, nga veriu deri në jug të Shqipërisë.
Nga 22 vatra zjarri që ishin aktive, 16 prej tyre u shuan, ndërsa sipas ministrisë situata është në kontroll, falë ppunës së pandërprerë të forcave operacionale në terren.
Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se në 24 orët e fundit, janë angazhuar 562 zjarrëfikës për shuarjen e flakëve masive që përfshijnë vendin
Në zonat, ku ka vatra zjarri aktive, po punohet nga forcat zjarrëfikëse për shuarjen e tyre si dhe për shmangien e ndonjë rreziku të mundshëm.
Ministria e Mbrojtjes edhe njëherë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë strukturave te sistemit te mbrojtjes civile.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме