Top News - Itali, shifra te larta/ 24 orët e fundit, mbi 19 mijë raste

preview_player
Показать описание
Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar mbi 19 mijë raste me Covid-19, një shifër kjo më e lartë se një ditë më parë. Deri tani që prej nisjes së pandemisë janë regjistruar më shumë se 2 milionë të infektuar me koronavirus.

Ndërsa viktimat në 24 orët e fundit janë 459, 6 më pak se një ditë më parë duke e çuar në 71 mijë e 359 numrin në total të viktimave. Që prej ditës së djeshme më 24 dhjetor Italia është zonë e kuqe.
Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, i gjithë vendi do të përcaktohet 10 ditë si zonë e kuqe dhe 4 të tjera si zonë portokalli. Për të dalë nga shtëpitë, qytetarëve në Itali do t’u nevojitet një autorizim, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar kontrollet në rrugë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Italia#TopChannel
Рекомендации по теме