Top News - 24 orët që ndajnë Lelin me PS!/ Këshilltarët në mbledhje, kryetari në Itali

preview_player
Показать описание
Konflikti në Vlorë mes kryebashkiakut Leli dhe kryebashkiakut Leli vazhdon. Dritan Leli refuzon të përballet në një mbledhje me prani fizike me këshilltarët bashkiakë dhe nuk hap Teatrin “Petro Marko” për t’u takuar me ta. Leli këtë të mërkurë është nisur për në Itali, ndërkohë që këshilltarët kishin caktuar takim me të.

Prej ditësh kryebashkiaku refuzon të përballet me anëtarët e Këshillit që duan t’i bëjnë gjyqin për punët e lëna pas dore në Vlorë, ndërsa kërkon që të diskutojnë online pasi rregullat e pandemisë nuk lejojnë grumbullimet.

Këshilltarët një javë më parë caktuan datën 30 qershor për t’u ballafaqur me kryetarin Dritan Leli. Mirëpo, ky i fundit pak pas vendimit të anëtarëve të Këshillit, lajmëroi se ai kishte vendosur që mbledhja të mbahej online në datën 29 qershor. Mbledhja e thirrur nga Dritan Leli të martën dështoi, pasi asnjë këshilltar nuk mori pjesë.

Ndërkohë, këtë të mërkurë Këshilltarët Bashkiakë janë mbledhur para Teatrit “Petro Marko” dhe po “kuvendojnë” ndërsa kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli i është drejtuar Italisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#DritanLeli#Vlorë#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Spaska vesh brek ajo me pantallona portokalli

idodido