Top News - 7 viktima në 24 orët e fundit/ Covid 19, 725 raste të reja dhe 551 të shëruar

preview_player
Показать описание
Në 24 orët e fundit 7 qytetarë kanë humbur jetën prej covid 19, ndërsa janë rregjistruar 725 raste të reja të infektuar nga virusi. Sipas raportit të ministrisë së shëndetësisë pacientët që nuk e kanë fituar betejën me covid 19 janë të moshave nga 52 deri në 76 vjeç. 3 prej tyre janë nga Tirana, 2 nga Shkodra, 1 nga Elbasani dhe 1 nga Lezha. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën prej koronavirusit 1217 persona.

Ministria raporton se janë kryer 3906 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 725 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër dhe më pak në bashkitë e tjera të vendit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Situata#TopChannel
Рекомендации по теме