Top News - Covid në 24 orët e fundit/ 96 raste të reja dhe 2 humbje jete

preview_player
Показать описание
Vijon të jetë shqetësuese situata nga koronavirusi në Shqipëri. 2 viktima te tjera u shenuar nga covid ne 24 oret e fundit. Kete e konfirmoi raportimi i Ministrise te Shendeteise, ku shtoi se nga 451 testet te kryera, 96 raste rezultuan pozitive.
Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetare. Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Autoritetet vijojne apelin duke iu drejtuar çdo qytetari, të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, edhe në ambiente të hapura, të tregoni kujdes me masat e higjienës dhe të ruani distancën fizike nga të tjerët, nëse nuk janë familjarët tuaj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#RovenaDaja#MinistriaShendetesise#TopChannel
Рекомендации по теме