Viti 2003, viti i fuqizimit të gruas (14 Mars 2003)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2003

Plot 400 gra të ardhura nga rrethe të ndryshme të vëndit përfaqësuese të organizatave jo qeveritare dhe të forcave politike janë mbledhur sot sëbashku për të kërkuar të drejtat e tyre. Viti 2003 është konsideruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si viti për fuqizimin e gruas dhe barazia gjinore është një nga 8 objektivat e saj për mijëvjeçarin.

Në kuadër të javës së gruas të përcaktuar në datat 7-14 Mars, rifuqizimin e grave në Shqipëri, NUT ka organizuar sot marshimin kombëtarë të grave për barazi në politikë. Barazia gjinore, përfshirja e grave në vendimmarrje apo në zgjedhje kanë qënë disa nga kërkesat që i kanë çuar këto gra në parlamentin Shqiptarë.

Nora Malaj: “Do të shpresonim shumë që të rrisnim atë që quhet numër kuotimi për të qënë prezent jo vetëm fizikisht por dhe potencialisht sepse mendojmë se kështu mund të zgjidhen punët më mirë. Mund të zbutet jo vetëm klima, që ju në medja gjithmon thoni se klima duhet zbutur, por ndoshta dhe fjalori mund të bëhet më interesant”.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме