filmov
tv
Sali Berisha propozon një paket masash për daljen e vendit nga kriza - (15 Mars 2003)
Показать описание
Lajme Arkiva - TV Klan 2003
Lideri i opozitës Sali Berisha, ka publikuar pak orë përpara fillimit të debateve për raportin e Komisionit Europian, për Shqipërinë, propozimet e PD, për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, dhe vendosjes së shtetit ligjor në vend. Ndër masat më të rrepta zoti Berisha ka propozuar shpalljen e korrupsionit vepër penale, heqjen e imunitetit për 5 vjet të zyrtarëve, ngritjen e gjykatës së llogarive me të drejtë vendimi të pa revokueshëm për aktet e korrupsionit.
Ndërsa për krimin e organizuar, spikasin propozimet, për ngritjen e xhandarmërisë së shtetit dhe derisa të krijohet struktura, funksionet t’i marrin forcat speciale të ushtrisë, riorganizimin e Ministrisë së Rendit dhe shërbimeve sekrete dhe eliminimin e personave të inkriminuar nga këto struktura. Ndalimin e të gjitha llojeve të skafeve në bregdet për një periudhë trevjeçare, si dhe miratimin e një pakete anti-krime me dënime fikse për kriminelët.
Zoti Berisha ka deklaruar, se këto do të jenë baza e programit elektoral të PD dhe me këto do të negociohet me BE, deri në largimin e kryeministrit Nano dhe PS nga pushteti.
Gazetare – Elona Meço
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!