Presidenti Moisiu i kërkon PS rishikimin e kërkesës së PD për hetimin e Ramës (25 Shkurt 2003)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2003

Arjan Konomi: Për të mos lejuar tensionimin e mëtejshme të marrëdhënieve pozitë-opozitë dhe për të gjetur një zgjidhje të kësaj çështjeje e cila do të mundësonte një proces politik normal, presidenti Moisiu kërkon nga forcat politike, që të rishikojnë formulimin dhe qëndrimin e tyre në lidhje me kërkesën e bërë për hetimin parlamentarë mbi përdorimin e fondeve publike në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu presidenti Moisiu kërkon që kuvendi të respektoj me rigorozitet kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi në lidhje me këto komisione.

Kjo deklaratë që ka përcaktuar pozicionin e presidentit Alfred Moisiu për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama, përveçse ka bërë bujë në politikën e ditës përfshirë nga debatet për çështjen Rama, ka ngjallur zemërimin e socialistëve. I pari që ka reaguar ashpër ka qenë kryetari i grupit parlamentarë të mazhorancës Gramoz Ruçi. Ai doli pothuajse hapur kundër presidentit konsensual Alfred Moisiu si para ashtu edhe pas seancës së pasdites.

Gramoz Ruçi: Thelbi i kërkesës së presidentit ishte që PS-ja të ndryshoj qëndrimin ndërsa PD-ja të ndryshoj formulimin. E parë dhe e gjykuar në kontekstin e kësaj fjalie gjykoj se presidenti i ka tejkaluar kompetencat e veta. Nuk është presidenti që gjykon lidhur me qëndrimin parlamentarë të Partisë Socialiste. Nëse parlamenti pas marrjes së një vendimi të cilin ende nuk e ka marrë presidenti ka të drejtën kushtetuese ti drejtohet gjykatës kushtetuese si i vetmi institucion që bën interpretimin përfundimtar të kushtetueshmërisë. Ne respektojmë presidentin është institucion kushtetues, është i zgjedhur nga parlamenti, por nuk është mbi parlamentin dhe nuk është mbi Kushtetutën dhe nuk ka mjaftuar ky qëndrim në mbledhjen e grupit parlamentarë socialist i thirrur me urgjencë në mesditë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме