Bashkimi per Fitore hyn ne Parlament (31 Janar 2002)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2002

Qindra simpatizant të Partisë Demokratike kanë shoqëruar me brohoritje deputetët demokrat që nga selia e tyre deri tek godina e Kuvendit të Shqipërisë. Këmishat e bardha të fillimit të ri që 5 muaj më par bënin për shpirtin e institucionit që e quajtën parlamenti i Bushkut, u zëvendësuan me kostumin e deputetit të legjislaturës 2001-2005 të parlamentit shqiptar.

Të udhëhequr nga kryetari Berisha, demokratët kanë zënë vendet në sallën e seancës plenare, ndërsa aleatët e vegjël kishin hyrë që në orën 10:00. Pasi janë rehatuar në karrigen e deputetit, nën indiferencën e plotë të kolegëve pushtet mbajtës, opozitarët kanë bërë betimin. Pas kësaj ka hyrë në sallë kryetari socialistëve, Fatos Nano, ndërsa ka rënë në sy mungesa e vazhdueshme e kryeministrit Ilir Meta dhe anëtarëve të kabinetit të tij.

Seanca e parë për opozitën ka kaluar e qetë, me deklaratat e 5 kryetarëve të grupeve parlamentare të koalicionit Bashkimi për Fitore dhe zgjedhjen ne postin e nënkryetares së parlamentit, Jozefina Topalli. Siç pritej kryetari i deputetëve demokrat, Bamir Topi ka kërkuar për zgjidhjen e krizës, krijimin e një qeverie me bazë të gjerë dhe konsensus për Presidentin.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме