Top News-Erdhi nga Dubai me 62 mijë euro/Arrestohet afrikani në Rinas, sekuestrohen paratë

preview_player
Показать описание
Policia kufitare në Rinas gjatë 24 orëve të fundit ka goditur katër raste të paligjshmërisë. Një 33 vjecar është vënë në pranga pasi u kap me dokumente të falsfikuara. Ky i fundit akuzohet për veprën penale ”Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Një shtetas afrikan i cili vinte nga dubai u ndalua në Rinas pasi u kap në doganë me 62 mijë euro të padeklarua. Policia bën me dije se ky I fundit, emri i të cilit nuk është bërë me dije, u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”. Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve për rritjen e sigurisë së udhëtarëve, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër një shtetasi egjiptian, i cili ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria, lëshuar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Një 37 vjecareu procedua penalisht pasi dyshohet se ajo ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, vijojnë kontrollet nga ana e policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë së udhëtarëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Dubai#TopChannel
Рекомендации по теме