Top News - 2 mijë euro për bonus rindërtimi/ Kush janë zyrtarët e arrestuar të bashkisë

preview_player
Показать описание
Dy persona janë vënë në pranga, pas hetimeve nga Struktura e Posacme Antikorrupsion. Ata tentuan të përfitojnë përmes korrupsionit nga fondet e Rindërtimit në Bashkinë e Tiranës. Arlind Murxhiu dhe Fatjon Haxhiu kanë korruptuar ekspertët e Institutit të Ndërtimit Dhimtër Papa dhe Kristaq Kali, si dhe Kryetarin e Njësisë Administrative në Petrelë Sokol Kupi me shumën 2000 euro.
Sipas burimeve dy të arrestuarit kanë qenë nën hetim nga SPAK prej vitit 2020, për korrupsion duke ndërhyrë tek persona që ushtrojnë funksione publike.
Qëllimi i ndërhyrjes dhe korrupsionit ishte ndryshimi i aktit të konstatimit fillestar dhe aktit të ekspertizës për një banesë në pronësi të tyre, që si qëllim kishte rritjen e dëmeve në banesë, përkundrejt shumës së parave.
Bëhet me dije se më parë rezulton që kjo banesë të jetë prishur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, e cila duhej të shpronësohej për interes publik me kërkesë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
Dy personat e arrestuar Arlind Murxhiu dhe Fatjon Haxhiu e kanë deklaruar këtë banesë si të dëmtuar nga tërmeti për të përfituar nga granti i rindërtimit pas tërmetit të 2019- ës.
Për të arritur këtë rezultat përfitimi, dyshohet se ata u ndihmuan nga punonjës të Njësisë Administrative Petrelë, e cila ka bërë të mundur të mos vendosë skualifikimin e banesës por ka përcjellë praktikën përkatëse të subjektit në Bashkinë e Tiranës. Pas kësaj Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën arrest me burg për shtetasin Arlind Muxhiu dhe Fatjon Haxhiu, pasi akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm nga persona që ushtrojnë funksione publike. Gjithashtu është caktuar masa ‘arrest me burg’, për Dhimitër Papën, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”. Po ashtu Gjykata ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për Kristaq Kalin, dhe ‘Detyrim paraqitje si dhe pezullim nga detyra për Sokol Kupin. Bëhet me dije se masat e sigurimit për këta shtetas u ekzekutuan këtë të premte nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Zyrtaret#Arrestime#TopChannel
Рекомендации по теме