Top News/ Dy aksidente në Durrës e Lezhë/ Një i vdekur, tre persona të tjerë plagosen

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor ‘Lezhë-Milot’ pranë fshatit Markatomaj. Bëhet me dije se një makinë është përplasur me furgon rreth orës 7 e gjysmë të mëngjesit, ku si pasojë e goditjes së fortë të dy mjetet kanë përfunduar në një arë në anë të rrugës. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre persona, shoferja e makinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në furgn në mmentin e përplasjes.
Sipas burimeve njëri nga pasagjerët e fuergonit është dërguar drejt Traumë për asistencë të specializuar mjekësore,s, pasi situata e tij paraqitet delikate. Ndërsa dy shtetasit e tjerë kanë marrë mjekim në spitalin e Lezhës, ku janë jashtë rrezikut për jetën. Hetuesit po punojnë për sqarimim e rrethanave dhe zbardhjes së shkakut të aksidentit të rëndë me tre të plagosur.
Ndërkohë një aksident tjetër ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka ndërruar jetë një shtetas, pasi ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte, dhe ka dalë nga rruga.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Aksidentet#Vdekje
Рекомендации по теме