Top News/ Dy aksidente në Fier e Lezhë. Përplasen pesë makina, një person i lënduar

preview_player
Показать описание
Dy aksidente janë regjistruar rreth mesditë së të hënës. Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën Fier-Patos, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, ndërsa i dyti në aksin Lezhë-Shkodër.
Në Fier nga përplasja fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk u raportuan persona të lënduar.
Në Lezhë një aksident i trefishte është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër. Një automjet i tonazhit të rëndë ka goditur nga pas një mjet tip Jaguar dhe më pas ky i fundit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një furgon mallrash.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur pasagjeri që ndodhej tek mjeti tip Jaguar, i cili është dërguar për ndihme mjeksore pranë spitalit të Lezhes. Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se shkak dyshohet mosrespektimi i distancës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Aksidentet#Makinat
Рекомендации по теме