Top News - Aksidente tragjike në Europë/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën

preview_player
Показать описание
Një fat tragjik i ka shuar buzëqeshjen Klaudio Mirashit vetëm në moshën 23 vjeçare. I riu ndodhej në Barcelonë javën e kaluar, pasi sapo kishte shoqëruar kushëririn dhe mikun e tij në aeroport, por gjatë kthimit ndodhi tragjedia.
Klaudio po ngiste një Mercedes A Class kur përgjatë autostradës që lidh aeroportin me qendrën e Barcelonës, një copë llamarine u shkëput nga kamioni që udhëtonte përpara tij. Llamarina theu xhamin e përparmë dhe i shkaktoi therje në qafë 23-vjecarit, i cili ndërroi jetë.
Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në Itali. Sipas mediave italiane, nga aksidenti tragjik ka ndërruar jetë një shtetas shqiptar.
Aksidenti ka ndodhur teksa një makinë tip Range Rover që udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.
Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit, të cilat ndodheshin pranë vendit ku edhe ndodhi aksidenti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksident#TopChannel
Рекомендации по теме