Top News-Përgjaken rrugët e vendit / Dy aksidente me vdekje në vetëm pak minuta

preview_player
Показать описание
Dy aksidente tragjike me pasojë vdekjen janë regjistruar në pak minuta në dy vende të ndryshme. Rreth orës 18.50 në fshatin Xibër të Klosit një 39 vjecar humbi kontrollin e automjetit të tij, duke përplasur një këmbësor 47 vjecar. Ky i fundit ndëroi jetë në vend nga përplasja e fortë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimorë. Nga ana tjetër, në orën 19:20, në fshatin Shën e Premte të Divjakës, një 18 vjecar duke drejtuar automjetin e tij tip Benz, përplasi për vdekje një 56 vjecar, i cili po udhëtonte me motojet. Adoleshenti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa shërbimet policore bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë 18 vjecari ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksidente#Klos#TopChannel
Рекомендации по теме