Top News- Fuoristrada përfundon në parcelë/ Dy aksidente me disa të lënduar në Lezhë

preview_player
Показать описание
Dy aksidente janë regjistruar në Lezhë, por fatmirësisht pa viktima.
Aksidenti i parë është regjistruar mesnatës e së premtes, kur 36-vjeçar, pasi ka humbur kontrollin e automjetit është përplasur me një tjetër mjet, në vendin e quajtur si kryqëzimi i Treshit. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë mes të cilëve edhe një fëmijë 2 vjeç, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë, 36-vjeçari, i cili akuzohet për veprat penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtim mjeti në mënyrë parregullt".

Ndërkohë një tjetër aksident është shënuar paraditen e së shtunës, në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur Dajç. Dy automjetet, njërit fuoristradë tip Suzuki dhe një Volswagen Golf, janë përfshirë në aksident, e për pasojë fuoristrada ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një parcelë të zonës, por fatmirësisht pa viktima.

Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se udhëtarët janë lënduar lehtë dhe ka pasur dëme materiale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit, si shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Lezhë#Aksident#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Duhet te pagoj demun qe ka Bo ne parcel.

hamidehoxha