Top News - Shqipëria renditet në vendin e 83-të / Kush janë vendet më të lumtura në Botë!

preview_player
Показать описание
Finlanda është shpallur si vendi më i lumtur në botë, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 83-të, nga 137 vende që ishin gjithsej.
Në Raportin Botëror të Lumturisë 2023, vendet nordike kanë mbizotëruar edhe një herë. Vendin e parë e mban Finlanda, si vendi më i lumtur në botë për të gjashtin vit radhazi.
Në këtë raport renditen të gjitha vendet e botës, ku vendi ynë zë vendi e 83-të, ndërsa Kosova llogaritet si vendi i 34-të më i lumtur në botë. Ky raport publikohet çdo vit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë në 20 mars. Edhe Maqedonia e Veriut qëndron katër vende më poshtë se Shqipëria.
Ndërsa renditja e vendeve bazohet në të dhëna dhe burime të ndryshme, duke shfrytëzuar mështetjen soiale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesë e korrupsionit.
Disa vende kanë arritur të ngjiten më lart në listë. Izraeli ka ngjitur pesë pikë për të kaluar Zvicrën nga vendi i katërt. Holanda nuk ka ndryshuar pozicion, duke qëndruar sërish në vendin e pestë.
Lëvizje positive në raportin e këtij viti, përfshijnë Suedinë dhe Norvegjinë. Kanadaja ndodhet në vendin e 13-të, duke u ngjitur dy pikë më lart se viti i kaluar. Gjithashtu edhe SHBA-ja ka rezultuar një vend në rritje, ndërsa në 20-tëshen më të mirë të këtij viti e mban Lituania.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Finland#TopChannel
Рекомендации по теме