Top News-Obeziteti, një sirenë alarmi/Kryeson Turqia, ku renditet Shqipëria?

preview_player
Показать описание
Kequshyqerja vijon të mbetet një nga problematikat më të përhapura në vendin tonë, por edhe kudo në botë.
Shëndeti i shqiptarëve dhe stili i jetesës vit pas viti vjen drejt përkeqësimit sipas raporteve të fundit dhe kjo gjë përkthehet në sëmundje të rënda sic janë obeziteti, hipertensioni, diabeti, kanceri etj.
Teknologjia e avancuar dhe videolojërat janë një ndër faktorët që po nxisin një krizë të rëndë të obezitetit në mbarë Europën.
Të paktën kështu paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas një raporti të publikuar nga kjo organizatë, sëmundja e obezitetit po shkakton rreth 1.2 milionë vdekje çdo vit në kontinent.
Gjashtë në 10 të rritur evropianë janë mbipeshë ose obezë raporton OBSH, ndërsa një në tre fëmijë të moshës shkollore dhe 8 për qind nën moshën pesë vjeç janë shumë të shëndetëshëm.
Britania e Madhe renditet e treta në Evropë për numrin më të madh të të rriturve obezë, pas Turqisë dhe Maltës.
Ndërkrohë, sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet në vendin e 31. Mali I zi në vend të 17 dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 24.
Sëmundja e obezitetit preku edhe më shumë popullsinë botërore gjatë periudhës së pandemisë, ku e gjitha bota thuajse ishte e izoluar.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Turkey#TopChannel
Рекомендации по теме