Top News - Investimet e huaja në Kosovë / Shqipëria renditet e katërta, në krye Gjermania

preview_player
Показать описание
Bizneset shqiptare renditen si investitorët e katërt në Kosovë në katër muajt e parë të këtij viti.
Të dhënat e raportuar nga Banka Qendrore të Kosovës dhe të përpunuara nga Radio Evropa e Lirë tregojnë se nga muaji janar deri në fund të muajit prill, investimet me origjinë nga Shqipëria arritën gati 23 milionë euro.
Në vendin e parë në të njëjtën periudhë renditen investimet me origjinë nga Gjermania me gati 59 milionë euro, ndjekur nga investimet me origjinë zvicerane me 46 milionë euro dhe më pas ato turke me 36 milionë euro.
Në total, në katër muajt e parë të këtij viti investimet e huaja direkte në Kosovës, sipas të dhënave të Bankës Qendrore arritën në 250 milionë euro, me një rritje prej 65 milionë eurosh më shumë në krahasim me tre muajt e parë të vitit të kaluar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kosove#Gjermania
Рекомендации по теме