filmov
tv
Top News/ Investimet e huaja direkte, Shqipëria renditet e treta në rajon
Показать описание
Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria zë një vend komod në rajon përsa i takon peshës së investimeve të huaja direkte në prodhimin e brendshëm bruto. Sipas bankës, në Shqipëri investimet e huaja direkte vitin e kaluar zunë 7.6 për qind të PBB-së, duke u renditur e treta pas Malit të Zi dhe Kosovës.
Për vitin e kaluar, Mali i Zi thithi investime të huaja direkte në masën e 14.3 për qind të PBB-së, me diferencë të konsiderueshme nga vendet e tjera të rajonit. Kosova ndjek me 8.6 për qind dhe fill pas kësaj Shqipëria që lë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën. Kjo e fundit ka nivelin më të ulët, me 2 për qind të PBB-së.
Ndërkohë, sa i takon orientimit të investimeve të huaja, në Mal të Zi dhe Shqipëri ato janë orientuar kryesisht te blerja e pronave të paluajtshme, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut drejt investimeve afatgjata në biznese prodhuese.
Mbështetur në të dhënat e Bankës Botërore, niveli më i lartë i këtij treguesi u arrit në vitin 2009, kur investimet e huaja direkte përbënin 11.2 për qind të PBB-së. Në dekadën e fundit, niveli më i lartë është regjistruar në vitin 2013, me 9.8% të PBB-së.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Investimet#Shqipëria