Top News – Para mbledhjes së OKB-së/ Rama me ministrat e Jashtëm të Emirateve dhe Britanisë

preview_player
Показать описание
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe në Neë York. Përmes rrjeteve sociale Rama ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shkruan se diskutuan për investimet që pritet të bëhen në vend. Rama gjithashtu bën me dije se së shpejti Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe do zhvillojë një vizitë në Tiranë.
Sakaq kryeministri ka takuar dhe ministrin e Jashtëm britanik James Cleverly, ku edhe ka shpërndarë disa foto nga takimi në rrjete sociale. Gjatë takimit kreu i qeverisë shqiptare ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Igli Hasani si dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB-së, Ferit Hoxha.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Neë York në kuadër të një takimi para nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Takimi i nivelit të lartë do të zhvillohet në sfondin e një lufte që po vazhdon, krizave të reja politike në Afrikën perëndimore dhe Amerikën Latine, pandemisë së zgjatur të COVID-19, paqëndrueshmërisë ekonomike, pabarazisë në rritje dhe fatkeqësive të reja natyrore, si tërmete, përmbytje dhe zjarre shkatërruese.
Kryeministri Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e Këshillimit Sigurimit, ku për të dytën herë Shqipëria mban presidencën. Pritet që kësaj seance me debat, ti bashkohet edhe presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky.
Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor - 30 qershor 2022.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Takimi#Rama
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

FORCA GJIGANDI EDI RAMA !TREGOJU VENDIN TE LIGEVE ME FJALEN TENDE BURRERORE @RROFTE SHQIPERIA MODERNE ME MODERATOR EDI RAMA

greatalexander