Top News - Orët e ankthit për demokratët!/ E shtuna në seli, Berisha protestë, Basha mbledhje

preview_player
Показать описание
Në kulmin e akuzave nga mbështetësit e Berishës se është izoluar në selinë e Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha erdhi si çdo mëngjes në PD, por ndryshe nga ditët e tjera, dje ai nuk u ngjit në zyrën e tij, por u ul në një kafe informale me gazetarët që mbulojnë zhvillimet në PD. Për herë të parë dje, kreu i Partisë Demokratike pa në kohë reale nga oborri i kafes që ndodhet përbri selisë blu, momentet kur deputetët që janë pozicionuar pranë Berishës dhe të rinjtë kërkonin të futeshin në selinë blu. Ai nuk u largua edhe kur ata ndodheshin vetëm disa metra larg tij. Kreu i PD-së u ngjit në zyrën e tij vetëm disa minuta para se të priste në një takim zëvendësambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Demian Smith. Për të shkuar në zyrën e tij, Basha nuk përdori derën kryesore, por njësoj si administrata e PD-së, derën që ndodhet në anën lindore të godinës, aty ku më herë hyri edhe sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Jorida Tabaku.
Ndërkohë, nga ana tjetër, mësohet se kreu i PD-së i ka konfirmuar z. Smith se ditën e shtunë ai, së bashku me Grupin Parlamentar dhe Kryesinë, kanë planifikuar mbledhje dhe do të jenë në seli në kohën që jashtë godinës do të jenë duke protestuar mbështetësit e Berishës. Po ashtu, kreu i PD-së ka bërë me dije se janë marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet. Në kushtet e një përplasjeje politike, ndonëse brenda familjes, vendimi i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar për të qëndruar ë bashkuar para protestuesve duket se është edhe një mesazh për të demonstruar se kush ka shumicën.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#PD#Ankthi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Si i hapet dera ambasadorit e nuk e hapet dera njerezve te partise?

MVD