Top News - Si do të votohet në burgje.../ Ministrja Gjonaj, mbledhje urgjente me drejtorët

preview_player
Показать описание
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtorët e çdo burgu dhe Institucioni të ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri.

Kur na ndajnë vetëm tre javë nga procesi zgjedhor i 25 Prillit, Gjonaj ka dhënë porosi të prera për drejtuesit e burgjeve, me qëllim garantimin e sigurisë po edhe të së drejtës së votës për çdo të burgosur në vend.

Thuajse të gjitha burgjet do të kenë qendër votimi. Nga ana e stafit të burgjeve, sidomos atij ligjor, Gjonaj kërkoi të merren masa që t’i jepet mundësia administratës zgjedhore të sigurojë mbarëvajtjen e procesit.

Nga ana tjetër theksoi se është kategorikisht e ndaluar që forcat policore të burgjeve të angazhohen nëpër fushata elektorale dhe se në të kundërt do të merren masa drastike.

Një nga porositë e tjera në mbledhje ishte se duhet të merren të gjitha masat që asnjë send i palejueshëm të futet në institucione, sidomos celularët dhe lëndët narkotike apo sende të tjera që mundet të sjellin një rrezik për pjesën e sigurisë në institucione.

Sistemi 41 Bis, i cili garanton ngalimin e komunikimit të të burgosurve me persona të tjerë jashtë qelive, është cilësuar nga ministrja e Drejtësisë, si hapi më i suksesshëm i ndërmarrë në sistemin penitencial. Detyrën për monitorimin e zbatimit të këtij sistemi e ka drejtori i Policisë së Burgjeve dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Në përfundim Gjonaj u ndal edhe tel procesi i vaksinimit të personelit shëndetsor në burgje, u cili do të ndiqet nga ai i forcave policore të sistemit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#EtildaGjonaj#Zgjedhjet#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Mos jau prif zoti mar po e dhan nje vot, per asnje parti, nese ju u plotesoni kushtet minimale njerzore te burgosurve atehet po le te votojn, duhet te dini se ne burgjet shqiptare jan kushtet qnjerzore, aty nuk vehet denimi por vuhet kushtet qnjerzore qnjerzore qnjerzore.

marcomauro