Top Channel/ Një ditë para mbledhjes! Viziton prindërit e Thaçit,merr dhuratë flamurin kuq e zi

preview_player
Показать описание
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot pasdite ka vizituar prindërit e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Burojë.

Ai ka qëndruar për rreth 20 minuta së bashku me katër ministra të tij, derisa është pritur nga shumë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Rama me këtë rast mori dhuratë nga familja e Thaçit flamurin kombëtar kuq e zi.

Ai gjatë kësaj vizite ka marrë disa dhurata nga familja e ish-presidentit, në mesin e tyre edhe plisin e bardhë shqiptar.

Komente për vizitën e të parin e Qeverisë së Shqipërisë kishte edhe ish-kreu i Skenderajt.

“Kënaqësi e madhe që ta presim në konakun e Bacës Haxhi Thaçi, mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Edi erdhi në vizitë për të nderuar familjen e Presidentit Hashim Thaçi por edhe gjithë komunën tonë. Në shenjë nderimi dhe respekti për vizitën, kryeministrit Edi Rama i dhurova flamurin e UÇK-së”, ka shkruar Sami Lushtaku në Facebook.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Rama#Thaci#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Edi rama, je dhe do, mbetesh legjed .për kombin shaqiptar, respekte për, legjendarin e drenicës hsim thaçi
Bravo, Edi rama.je shqiptar i vërtet.

mimozakamberaj
Автор

Ma te mir se Rama Thaci Harajdinaj kurr ska pas Kombi Shqiptar🇦🇱.✌🏻👍🏻

nll
Автор

Rrespekt per kryeministrin qe vizitoi familjaret e heroit te gjall te Shqiptaris Hashim Thaçit
Por rrespekt edhe per familjen e Hashimit qe e priten me rrespekte dhe nderime 💪💪🇦🇱

qamilkastrati
Автор

A ka ma bukur
a thua dota ari nje dite nje shqiperi te bashkuar
pastaj jam I lumtur dhe po te me kalb dheu

musamusau
Автор

Ishalla nuk ti shef vuqiqi fotografite 😅😅😅

Drragoi
Автор

Ate që nuk arrite me thacin shif se mos e arrin me një nga pjestaret e familjes

albanianeagle
Автор

Hashim Thachi mban mbi vete disa gabime jo ato qe e akuzoine se eshte kreit I paster po gabime te renda ne politik ku eshte ajo e asociasonit te komunave serbe qe po e vuan Kosova sote

yllimeta
Автор

RESPECT per familjaret e legjendes HASHIM

ANTIPATREA-K
Автор

Zoti kryeminister i shqipris me shum se sa veten ke nderu gjith kombin shqiptar me viziten e Hasim Thaci dhe me viziten e familjes te tij ne kosov ne shtepin e tij me respekte Halim Lika kamez tiran

halimlika
Автор

Rrespekt Edi Rama Rrespekt per familjen Thaqi njiasht edhe te madhit Sami Lushtaku Dhe Nurren
Rrespekt Drenic

faikhavolli