Top Channel/ Ministri gjerman optimist për zgjidhjen e ngërcit Sofje-Shkup

preview_player
Показать описание
Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike, tha Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth gjatë vizitës së tij në Tiranë duke iu përgjigjur pyetjes së DW. Kushtet janë përmbushur, pra, duhet të mbajmë fjalën, por Bashkimi Europian është i strukturuar në çështje qendrore pikërisht mbi arritjen e konsensusit. Të gjitha shtetet e Bashkimit Europian të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, ishte komenti i tij. Roth la të kuptohej se ka shpresa të kushtëzuara për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, (MV) e për një vendim pozitiv të Këshillit Europian lidhur me Konferencën e Parë Ndërministrore të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV. Bullgaria bllokoi procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, pasi siç ishte apostrofuar nga Sofja zyrtare, Shkupi nuk përmbushi obligimet e marra nga marrëveshjet për fqinjësi të mirë, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me çështjen e gjuhës si dhe të kaluarën historike. Në Bashkimin Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që deri në fund të muajit qershor të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për të dyja shtetet, çështja e hapjes së negociatave ka ngelur në Këshillin e BE-së ku Bullgaria ka bllokuar miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë, disa shtetet tjera, nuk kanë dashur që të miratohet as ajo për Shqipërinë.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#MichaelRoth#BE#TopChannel
Рекомендации по теме