Top News- Kurti parashikon paqe me Serbinë në viti 2024/ Kosova do aplikojë për anëtarësim në BE

preview_player
Показать описание
Duke folur në një me agjencinë e lajmeve austriake APA, Kryeministri i Kosovës thotë se pavarësisht krizës aktuale në Veri, propozimin franko-gjerman ka rritur shanset pwr arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Njohja e ndërsjellë nuk do të jetë çështja e vetme e marrëveshjes me Serbinë, por duhet të jetë pjesa qendrore. Unë jam shumë optimist, pasi me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington dhe me kancelarin Olaf Scholz në Berlin, kemi mundësi të mirë të arrijmë paqen me Beogradin.”

Por kreu i qeverisë së Kosovës e bëri po ashtu të qartë se nuk do të lejojë të themelohet një Asociacion mbi baza etnike në Kosovë, sepse nuk lejohet nga Kushtetuta e Kosovës.

“Unë e kam marrë pushtetin vitin e kaluar, kanë qenë parardhësit e mi që e kanë nën shkruar këtë marrëveshje me të njëjtit njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi. Pse nuk e zbatuan atëherë? Kushtetuta jonë nuk njhej Asociacion njëetnik. Vetëm Beogradi e dëshiron këtëbasjklim, që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Milloshevicit.

Në këtë intervistë, Kryeministri Kurti ka konfirmuar po ashtu raportet se deri në fund të vitit Kosova do të aplikojë zyrtariosht për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Sipas Kurtit, është e qartë se qeveria dhe qytetarët mbështesin masivisht dhe plotësisht integrimin në Union dhe se Kosova nuk ka kohë për të humbur, pavarësisht kundërshtimit të mundshëm të vendeve të unionit që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kurti#TopChannel
Рекомендации по теме