Top Channel/ Heiko Maas: Konferenca e anëtarësimit nuk hapet në qershor, por jam optimist

preview_player
Показать описание
Nga takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas pohoi se nuk beson që Konferencat e Para Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të hapen gjatë presidencës portugeze të BE-së. Arsyeja duket është pikërisht bllokada që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, mungesa e avansimit të së cilës pengon dhe Shqipërinë. Maas tha se Portugalia po bën aktualisht përpjekje si kryetare e radhës së BE-së për kapërcimin e ngërcit mes Sofjes dhe Shkupit në njëe plan dypalësh, cka e cilësoi si “një themel të mirë për të arritur çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare me këto dy vende në kuadër të presidencës sllovene, në gjysmën e dytë të këtij viti. "Jemi në dialog të ngushtë me Slloveninë dhe Portugalinë, në kuadër të presidencës treshe të Këshillit të BE-së, por edhe me Komisionin e BE-së, në mënyrë që të krijojmë premisat që me çdo kusht të hapen konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë jam optimist se këtë do ta realizojmë, edhe pse është e vështirë dhe po zgjat më shumë se ç'duam", tha Maas duke iu përgjigjur një pyetjeje të Deutsche Ëelle-s.Ministri i Jashtëm gjerman pohoi gjithashtu se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor i plotësojnë kushtet e kërkuara, atëherë nuk kemi përse të ngurrojmë me fillimin e negociatave. Më herët, kryediplomati gjerman kishte kërkuar shfuqizimin e së drejtës së vendeve anëtare të BE-së për t`i vënë veton masave në politikën e jashtme, duke thënë se blloku nuk mund ta lejojë veten që të mbahët peng. Një deklaratë e tillë dëshmoi zhgënjimin në rritje në Berlin mbi mënyrën në të cilën vendet individuale të Bashkimit Europian mund të bllokojnë cështje për të cilat bien dakort anëtaret e tjerë, duke penguar kështu sic tha Maas nismat e përbashkëta për të cilat është punuar aq shumë e duke rrezikuar edhe vetë kohezionin e Europës.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#HeikoMaas#BE#TopChannel
Рекомендации по теме