Top Channel/ Hera e parë në 30 vjet, ministrja gjermane viziton Tajvanin: “Tërbohet” Kina!

preview_player
Показать описание
Ministrja gjermane e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger e bë e para anëtare e një kabinetit qeveritar gjerman që viziton Tajvanin në 26 vjet. Stark-Ëatzinger nënshkroi Marrëveshjen për shkencë dhe teknologji me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë në ditën e parë të ndalesës së saj në ishull, që nuk kaloi pa ngjallur zemërimin e Kinës.

Pekini e konsideron Tajvanin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të vet dhe thotë se do ta marrë një ditë kontrollin e tij, qoftë edhe me forcë nëse është e nevojshme. Frika e një përplasjeje të armatosur megjithatë, e cila mund të përfshinte në konflikti dhe mbrojtësen e madhe të ishullit, SHBA-në, duket po e mban larg vënies në jetë të këtij synimi. Kina vazhdimisht I ka kundërshtuar vizitat dhe angazhimin e Tajvanit me zyrtarët ndërkombëtarë. Sa herë ka pasur vizita të zyrtarëve të huaj atje, ajo ka demonstruar forcën ushtarake e ka shtuar presionin diplomatik dhe ekonomik, sidomos pas ndalesave nga politikanë amerikane dhe europianë.

Vizita e Stark-Watzinger vjen dy muaj pasi një delegacion i lartë i Parlamentit gjerman udhëtoi drejt Tajvanit, edhe ajo një lëvizje e kritikuar ashpër nga lidershipi kinez. Ministria e Jashtme gjermane ndërkohë vetëm javën e kaluar e riafrimoi përkushtimin e saj për politikën “Një Kinë” sepse me Pekinin ka raporte dypalëshe, por në të njëjtën kohë ruan relata “të ngushta e të mira edhe me Tajvanin”.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Germany#Taiwan#TopChannelNews
Рекомендации по теме