Top News - Ambasadori slloven shprehet optimist / ‘Shqipëria ka bërë gjithçka për negociatat’

preview_player
Показать описание
Ambasadori i Sllovenisë në Tiranë, Peter Japelj nga Korça ka folur në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë në dhjetor. Në një deklaratë për gazetarët diplomati slloven tha se tashmë po ndjehet era e mundësisë për t’i nisur ato.
‘Nuk e di. Duhet të shohim. Ne e ndjejmë erën e mundësisë për të nisur me negociatat në mbledhjen e parë ndërqeveritare. Ka disa skenarë se si mund të zhvillohen, dhe më e mira është të nisim negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ose të paktën të caktojmë një datë për implementimin e projekteve’
Ndër të tjera, Ambasadori tha se Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet për të hapur negociatat, ndërsa shtoi se ‘ngërci’ qëndron mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, edhe pse Shqipëria nuk ka lidhje në këtë mes.
“Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte. Ishin dy zonja të forta nga BE, që erdhën në Shqipëri kohët e fundit , Merkel dhe Vonderlighen, të cilat thanë se Shqipëria ka bërë gjithçka për të qënë pjesë e BE. Tani topi është në fushën e BE për të vendosur. Çështjet kohët e fundit në BE janë të kompleksuara, të gjithë e dimë që ka një problem midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe Shqipëria ska të bëjë fare me këtë çështje”, tha ai
I pyetur nga gazetarët për Samitin e 6 tetorit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, Peter Japelj tha se samiti ishte një sukses dhe se dha një mesazsh të fortë dhe theksoi se ardhmja e këtyre vendeve është bashkë me vendet e BE-së.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#PeterJapelj#Ambasadori#TopChannel
Рекомендации по теме