Top News - Pezullohen dy mjeket në Durrës/ U denoncuan nga Fiksi, dhanë diagnozë pa vizituar

preview_player
Показать описание
Pas denoncimit në emisionin investigativ Fiks Fare të një rasti, ku dy mjeke në Durrës përcaktonin diagnozën e një pacienti, pa e vizituar dhe pa ditur asnjë të dhënë për të, policia nisi hetimin për dy personat në fjalë.
34 vjecarja Silvana D, dyshohet se shpërdori detyrën si Mjeke e Përgjithshme në Qendrën Shëndetësore Nr. 5, Durrës, duke pajisur me rekomandim mjekësor për te mjeku specialist një pacient, përmes të ashtuquajtures familjare e tij që ishte personi i infiltruar nga stafi i emisionit investigativ.
Pacienti nuk ishte prezent gjatë vizitës dhe as nuk ishte banor i zonës që mbulon me shërbime qendra shëndetësore ku punonte 34-vjeçarja.
Policia gjithashtu ka vënë nën hetim mjeken psikiatre Greta Guga ., 51 vjeçe pasi dyshohet se plotësoi një dokument për përcaktimin e diagnozës mjekësore të pacientit me kërkesë të personit të infiltruar nga stafi i emisionit investigativ në këmbim të shumës prej 5000 lekë.
Rekomandimi mjekësor u lëshua në mungesë të pacientit kundrejt një rryshfeti prej 5 000 lekësh për probleme te shëndetit mendor.
Dy mjekeet, po hetohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Mjeket#Durrës
Рекомендации по теме