Top News/ Shpërdoruan detyrën/ Pezullohen dy punonjës policie në Tiranë

preview_player
Показать описание
Dy punonjës të Policisë Rrugore janë pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre. Sipas informacioneve bëhet me dije se masa e parë është masë sigurie “Pezullim të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” dhe “Ndalim të daljes jashtë shtetit” për Arta Shurdhi 50 vjeçe, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”

Masa e dytë e sigurisë “Pezullim të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për Zyber Halili., 57 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.

Ky operacion u krye nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas një hetimi të thelluar në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka ekzekutuar vendimin penal të kësaj Gjykate.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Policia#AMP
Рекомендации по теме