Top News - U vra aksidentalisht nga kolegu! / Kosovë, arrestohen 6 policë, pezullohen 9 të tjerë

preview_player
Показать описание
Gjashtë policë janë arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e të premtes në Zllatar të Prishtinës, ku një polic u vra aksidentalisht. Zyrtarët njoftojnë se një polic është arrestuar si i dyshuar për vrasjen dhe pesë të tjerë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Po ashtu, nëntë policë janë pezulluar nga detyra në lidhje me këtë rast.
Në një deklaratë të policisë së kosovës, thuhet se inspektoriati policor kishte marrë pas mesnate një njoftim për një incident me armë zjarri në fshatin Zllatar të Prishtinës, dhe pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë gjetur policin e plagosur i cili ndonëse u dërgua për trajtim mjekësor, nuk mundi të mbijetonte. Dyshohet se rasti ka ndodhur në një takim privat, ku të pranishëm ishin 15 policë, të gjithë jashtë detyrës zyrtare. Për policin që konsiderohet si autor i vrasjes, është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh deri në daljen para gjykatës. Polici i ndjerë, Lirim haxholli, ishte vetëm 25 vjec sipas mediave kosovare dhe familja e tij ka njoftuar se ai do të përcillet në banesën e fundit të dielën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kosove#Police#TopChannel
Рекомендации по теме