Top News - SHBA hakmerret me Kinën / Pezullohen dhjetëra fluturime drejt Pekinit

preview_player
Показать описание
Shtetet e Bashkuara kanë pezullimin 44 fluturime drejt Kinës, në përgjigje të një vendimi të mëhershëm të Kinës që anuloi disa fluturime të SHBA-së për shkak të shqetësimeve lidhur me koronavirusin. Uashingtoni tha më 21 janar se do të pezullojë fluturimet e katër kompanive ajrore kineze duke nisur nga 30 janari dhe ky vendim do të vlejë deri në fund të marsit. Vendimi prek disa fluturime të kompanive ajrore Xiamen, Air China, China Southern Airlines dhe China Eastern Airlines. Që prej 31 dhjetorit të vitit 2021, Pekini ka pezulluar fluturimet e kompanive ajrore amerikane United, American dhe Delta pasi disa pasagjerë kishin dalë pozitivë me koronavirus. Një zëdhënës i Ambasadës kineze në Uashington i tha agjencisë Reuters se politikat e Pekinit “janë zbatuar në mënyrë të barabartë për gjitha kompanitë ajrore kineze dhe të huaja në një mënyrë fer, të hapur dhe transpçarente".Për shkak të politikave të ashpra kundër pandemisë, Kina praktikisht ka mbyllur kufijtë e saj, ka reduktuar fluturimet ndërkombëtare vetëm 200 në javë, që paraqet vetëm 2 për qind të fluturimeve që kryheshin para pandemisë, kanë thënë autoritetet kineze.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SHBA#Kinën#TopChannel
Рекомендации по теме