Klan News - SHBA: Grupi i armatosur ishte i trajnuar dhe i organizuar

preview_player
Показать описание
Pas personave që qëlluan në drejtim të Policisë së Kosovës në Banjskë, është një grup i mirëorganizuar që ka bërë sulmin. Kështu deklaron ambasadori amerikan në Prishtinë i cili e quan ngjarjen e së dielës, një sulm të rëndë kriminal.

“Ky nuk ishte një grup i qytetarëve, individuale që kanë shprehur shqetësimin e tyre. Ky ishte një grup i mirëorganizuar dhe i trajnuar. Pas tyre ka qenë një grup që e ka përgatitur ngjarjen dhe i ka pajisur me armatim të rëndë. Ky ishte një sulm i paarsyetuar ndaj Kosovës dhe popullit të saj.”

Por pavarësisht ngjarjes së fundit, Hovenier ftoi palët që të vijojnë dialogun.

“Të dyja palët duhet të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve. Duhet të vijojnë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian. Nuk duhet të ulen për të arritur marrëveshje të reja, sepse ato që janë firmosur janë të mira, por të dakordohen për zbatimin e tyre.”

Ambasadori deklaroi se SHBA  po punon ngushtësisht me autoritetet kosovare për të zbardhur plotësisht ngjarjen ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме