Tv Klan - Basha bëhet edhe kryetar grupi

preview_player
Показать описание
Përpara delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe i mbështetur vetëm nga 10 deputetë, Lulzim Basha ndonëse foli jo pak për ndarjen e pushteteve dhe shkëputjen nga partia e kryetarit, vetëm pak javë pasi mori frenat e drejtimit të kësaj force politike vendosi të marrë edhe kompetencën e kreut të grupit parlamentar, duke shkarkuar nga ky funksion Gazment Bardhin, një ndër kundërshtarët e tij brenda partisë.

 “Mea Culpën” për drejtimin e PD-së e pasoi nga akuzat për liderin historik të demokratëve, duke shtrirë duart e bashkëpunimit për këdo të rreshtuar në krah të Sali Berishës, veç këtij të fundit.

“Në ndërgjegjeen e Sali Berishës rëndon mëkati dhe për interesat e tij të ngushta mban peng me gjakftohtësi demokratët dhe të trafikojë aspiratat e tyre për pazaret e veta.”

Alternativa e re sipas Bashës parashikon kufizim të mandatit qeverisës të një kryeministri, jo më shumë se dy herë në krye të ekzekutivit, ndërsa në krye të Partisë Demokratike kur kreu i kësaj force politike humb zgjedhjet në nenin 48 të statutit që u miratua nuk sanksionohet dorëheqja e mundshme e Kryetarit.

Por ndryshimet statutore nuk kaluan pa u komentuar edhe nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i cili përmes një thënieje të shkrimtarit rus Fjodor Dostojevski, shkruan se ‘të jetosh në deziluzion është personale, të mashtrosh me vetëdije të gjithë dhe mbi të gjitha veten për të disatën herë është e pafalshme.’

Më herët Bardhi e ka cilësuar nul Kuvendin e thirrur nga Basha duke paralajmëruar se do tentohet që në Kuvend të shkohet me një grup të unifikuar parlamentar të Partisë Demokratike, duke bashkëpunuar me pjesën e deputetëve që mbështesin Sali Berishën.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме