Tv Klan - Arrestohet në Rinas kreu i një grupi kriminal kinez | Lajme-News

preview_player
Показать описание
32-vjeçari, Liangbin Chen nga Kina, që shihni në këtë foto, me profesion programues kompjuterik, është arrestuar në Rinas në 12 Korrik si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda.

Ai është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, teksa autoritetet kineze kanë sjellë dosjen me qëllim kryerjen e procedurave të ekstradimit.

Sipas dosjes që Tv Klan disponon, thuhet se në periudhën Prill 2019-Maj 2022, ky grup kriminal ka mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërkohë aktiviteti ka qenë i shtrirë edhe në Dubai.

Qytetarët mashtroheshin nëpërmjet telefonatave që kryente agjencia e ngritur nga 32-vjeçari dhe anëtarët e tjerë, duke investuar në prona të paluajtshme dhe blerje online.

Sipas dosjes, platforma e ngritur online u mbyll dhe Chen bashkë me bashkëpunëtorët u zhdukën me 1 miliard jen, ose 145 milionë Euro. 32-vjeçari mbërriti në Shqipëri nga Dubai dhe dyshohet se do të fshihej në vendin tonë.

Tv Klan
#kina #shqiperi #krimi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме