Klan News- Përjashtoi 4 deputet nga grupi, Alibeaj: Unë jam kryetar i PD

preview_player
Показать описание
Në një kohë që deputetët demokratë kanë mbledhur firmat për largimin e tij nga funksioni si kryetar grupi, Enkelejd Alibeaj e cilëson një agresion që vjen si rezultat se PD që drejtohet nga Sali Berisha bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Enkelejd Alibeaj: Është hall i përbashkët i Sali Berishës. Unë jam kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i zgjedhur sipas të gjitha rregullave statutore të Partisë Demokratike, jam dhe ushtruesi i detyrës së drejtuesit të Partisë Demokratike, me rastin e dorëheqjes së ish kryetarit Lulëzim Basha.

Pasi përjashtoi katër deputet nga grupi parlamentar i PD, deputeti i PD thotë se njëkohësish vijon betejën me qeverinë “Rama”.

Enkelejd Alibeaj: Përfaqësoj pikërisht atë pjesë të demokratëve të cilët kanë qenë përballë me pushtetin e Ramës gjatë gjithë kësaj periudhe që nuk kanë përfituar në fakt asgjë.
Përjashtimi i deputetëve solli reagime të forta dhe nga radhët e atyre që kishin mbështetur më parë Alibeajn, duke thënë se është një akt që thellon përçarjen në selinë blu.

Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

nuk ja leshon me bashes ky gjalle ne bote
do i shihni ne lufte me njeri tjetrin💪😂

biankaulnika
Автор

Alibeaj, ti je një copë MUTI, asgjë më pak e asgjë më shumë....KAQ....

johnmarston