Top News-4 orë në pyetje pas vdekjes së Learit/Mjekët: I dhamë ndihmë, por nuk mbijetoi

preview_player
Показать описание
Prokuroria ka marrë dëshminë e 6 mjekëve dhe infermierëve, lidhur me hetimet që po kryen për vdekjen e të riut 32-vjeçar Lear Kurti, për të hedhur dritë mbi një pjesë tjetër të hetimit që lidhet me gjendjen në të cilën ka shkuar ai në spital dhe mbi veprimet e mjekëve.
Bazuar në dëshmitë që bluzat e bardha kanë dhënë para prokurorëve prej 4 orësh, mjekët kanë thënë se I riu ka mbërritur I pajetë në spital.
“I dhamë ndihmë, por nuk mbijetoi”, mësohet të kenë thënë ata në dëshminë e tyre.
Prokuroria po ashtu po ekzaminon pamjet e kamerave të sigurisë të Spitalit të Traumës.
Më herët, për vdekjen e Kurtit, i cili ndërroi jetë më 19 Tetor pas shoqërimit nga policia, në pyetje u morën 7 punonjësit e policisë të përfshirë me veprime në ndalimin e 32-vjeçarit, por edhe dëshmitarë në ambientet e Komisariatit nr 3.
Gjithashtu, janë tërhequr materialet pranë sallës operative dhe janë marrë dëshmitë e punonjësve të turnit, të cilat dokumentojnë thirrjet për patrulla ndihmëse dhe për ambulancën, bërë nga efektivët e policisë.
Vendimtare për konkluzionet e hetimeve mbeten përgjigjet përfundimtare të autopsisë për shkakun e vdekjes. Prokuroria po heton për akuzën e veprimeve arbitrare dhe mosdhënie të ndihmës, por nuk ka emra të regjistruar si të dyshuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Leari#Mjeket
Рекомендации по теме