Top News – Rrugorja në aksion/ Pezullohen mbi 100 leje drejtimi, arrestohen 8 drejtues mjetesh

preview_player
Показать описание
Përgjakja e rrugëve këtë javë, me plot 6 viktima dhe disa të plagosur, ka bërë që Policia Rrugore të zbarkojë në terren me nëj numër të madh efektivësh dhe pajisjesh që ndihmojnë në evidentimin e kundravajtjeve.
Makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformuara, janë përdorur nga efektivët e rrugores, për të evidentuar dhe ndëshkuar një sërë shkeljesh nga drejtuesit e mjeteve.
Kështu gjatë kontrolleve, Policia Rrugore bën me dije se ka pezulluar 109 leje drejtimi, 83 prej të cilave për ecje me shpejtësi tej normave të lejuara, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, 6 prej të cilëve nën efektin e alkoolit dhe 2 të tjerë që qarkullonin pa pasur leje drejtimi.
Krahas këtyre masave ekstreme, efektivët e rrugores kanë vendosur edhe qindra gjoba për tejkalim të normave të shpejtësisë, përdorim të celularit, mos-përdorim të rripit të sigurimit, kaskave mbrojtëse dhe kundravajtje të tjera rrugore.
Policia Rrugore bën apel që të gjithë drejtuesit e mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, për të mos u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#PoliciaRrugore#TopChannel
Рекомендации по теме