Top News/ Bllokohen 11 automjete në Tiranë/ Rrugorja arreston e procedon 26 drejtues automjetesh

preview_player
Показать описание
Bilanci javor i policisë rrugore sa i përket personave të arrestuar apo të proceduar, vijon të jetë i lartë edhe për këtë javë. Në shtatë ditë 26 persona u vendosën në pranga dhe u morën nën hetim për disa shkelje të kryera gjatë qarkullimit me automjet.
10 prej tyre u kapën në flagrancë duke drejtaur automjetin në gjendje të dehur, 3 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi dhe një tjetër pasi kishte konsumuar lëndë narkotike.
I lartë mbetet edhe numri i masave administrative që u vendosën në harkun kohorë të një jave nga policia rrugore. Numrin më të lartë të gjobave e mban shkelja për qëndrim të gabuar, faktor që gjithmonë krijon trafik të rënduar në rrugët e kryeqytetit.
Mbi 800 gjoba u vendosën nga rrugorja e Tiranës për drejtimin e mjetit me shpejtësi mbi normën e caktuar, ndërsa reth 480 të tjera për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
Përdorimi I celularit në timon si dhe mos vendosja e kaskës mbrojtëse dhe e jelekut fosforeshent nga ana e motomjeteve, u ndëshkaun po ashtu nga policia rrugore.
Përvec arrestimeve dhe masave administrative, rrugorja e Tiranës vlerësoi të duhur bllokimin e 11 automjeteve si dhe pezullimin e dhjetra të tjerave për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Bilanci#PoliciaRrugore
Рекомендации по теме